TURQI – Një person i armatosur vret katër dhe plagos tetë të tjerë

STAMBOLL, 18 prill /ATSH-AFP/ – Katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur sot pas një sulmi me armë pranë qytetit Mersin në jug të Turqisë, raportuan mediet lokale.
Sipas agjencive private të lajmeve DHA dhe IHA, autori i dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati, hapi fillimisht zjarr në një restorant, duke vrarë pronarin e lokalit dhe një punonjës, ndërsa plagosi disa klientë.
Mediet raportojnë se gjatë arratisjes ai vrau edhe dy persona të tjerë.
Forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për kapjen e autorit dhe hetimet mbi motivet e sulmit janë në vazhdim.
Imazhet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë një helikopter që fluturon rreth zonës në kërkim të të dyshuarit, si dhe ambulanca që transportojnë të plagosurit në një spital të madh aty pranë.
Sipas agjencive të lajmeve DHA dhe IHA, një nga viktimat ishte një bari që po kulloste kopenë e tij pranë restorantit ku i dyshuari hapi zjarr, i vendosur përgjatë një rruge 40 kilometra në verilindje të Mersinit.
Agjencia e lajmeve DHA raporton se autori i të shtënave është 17 vjeç.
Në prill, një djalë 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në një qytet të madh 180 kilometra më në lindje, duke vrarë nëntë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues./ /Ad.Ab./ a.jor.