E Diel, 1 Nëntor 2026

TV kombetar Klan superspektakel per muziken ne 100 vjet

TV kombëtar Klan, surprizon si çdo vit me superoduksione që shenjojnë hapjen e çdo sezoni të ri televiziv. Brenda muajit shtator do nisë transmetimin një superspektakël, dedikuar muzikës shqiptare në plot 100 vjet. Një formulë spektakli, ku do të prezantohen këngët më të famshme shqiptare, muzika e një shekulli, përfshirë kolonat zanore të filmave, krijime serioze të autorëve më të famshëm shqiptarë, një dhuratë unike për publikun me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Prej muajsh në Teatrin gjigand të Televizonit Klan kanë nisur punimet për studion e këtij spektakli. S'ka dyshim se ajo të jete ndër skenografitë më të mira për spektakle të këtij lloji, edhe për faktin se pas qëndrojnë emra të njohur në Europë të kësaj fushe. Është i njohur bashkëpunimi i ngushtë dhe i suksesshëm i TV kombëtar Klan me skenografin e famshëm Gaetano Kasteli, mjeshtrin italian të angazhuar tashmë me supeproduksionin 100 vjet muzikë. Produkti do të jetë një studio moderne e mbështetur me fjalën e fundit të teknologjisë, që do të suprizojë me efektetet speciale, për shkak dhe të një sipërfaqeje të pazakontëe “led –ëall” të papërdorur ndonjëherë në Shqipëri. Gjithçka e kombinuar me një ndriçim perfekt që do të ndjehet sa në studio, por dhe në ekran edhe për shkak të ofertës së jashtëzakonshme të TV Klan për transmetim të fjalës së fundit në HD audio dhe video.

Ky program i madh, vjen në ekran me skenar dhe prezantim nga Pandi Laço, i njohur tashmë si skenaristi më i mirë në Shqipëri, por dhe si prezantues mjaft i dashur për Publikun. Drejtor artistik i këtij programi do të jetë kompozitori i njohur dhe me përvojë në këto spektakle, zoti Adrian Hila.
100 vjet muzike do të vijë në ekran me regjinë e regjisorit të shumë spektakleve të mëdha, Bledar Laço.

Garanci për suksesin e këtij programi është dhe fakti se këngët do të interpretohen nga artistët më të suksesshëm shqiptarë në formatin live. Producentët kanë menduar për një gërshëtim brezash, nga më të rinjtë që përbëjnë trendin e muzikës së sotme, deri tek ata që janë ikona të muzikës shqiptare.

Zhvillimet e muzikës shqiptare në këto 100 vjet pavarësi, labirinthet, zhanret e rrymat e muzikës më të dashur për shqiptarët, të ndërthurura me pjesë artistike e kinematografike, do të sjellin një kornizë të plotë të saj në 1 shekull të pavarësisë.

Gjithçka starton në fund të muajit shtator dhe spektakli do të vijë në ekran për teleshikuesin shqiptar çdo të shtunë në mbrëmje. Edhe këtë sezon, Televizioni Kombëtar Klan premton si gjithnjë, supriza të jashtëzakonshme të denja për ekrane të mëdha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›