E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e bashkive te Shqiperise pershendet rritjen e pagave

Vendimi i qeverisë për të rritur kufijtë e pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore është përshëndetur edhe nga drejtori i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë sipas të cilit u arrit me kontributin e të gjithë kryetarëve të bashkive, në mënyrë të vecantë të kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha.

Drejtori i kësaj shoqate Fatos Hodaj ka deklaruar për mediat se nga ky vendim nuk përfitojnë vetëm kryetarët, por të gjithë punonjësit e njësive të qeverisjes vendore.

Shoqata e Bashkive shprehet e bindur që rritja e rrogave mbi bazën e këtij vendimi do të përbëjë një shtysë për një zhvillim ekonomik vendor të qëndrueshëm si dhe do të shërbejë si një katalizator për të krijuar një administratë moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›