Berisha: Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve

Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë, u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen grevës së pedagogëve, pasi ata, sipas tij, “kanë të drejtë të kërkojnë rritje page, pasi i kanë pagat më të ulëta krahasuar me rajonin”.
Sipas Berishës, qeveria nuk i ka mbështetur studentët në këtë kohë krize, ndonëse është shtrenjtuar jetesa.
“A mund të pranoni ju që një pedagog i juaj të marrë 4 herë më pak se shoferi i FSHZH? Pse do rrinë ata këtu? Ne jemi buzë të greminës me këto qëndrime që po mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Greva është është pluripartiake, pasi aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme politike që duan të shpëtojnë universitetet. Çdo ditë i sulmon me një egërsi dhe me mungesë të plotë edukate, flet për hiena një njeri me probleme të rralla psikike. Duhet t’i tregojmë vendin, po përgatitemi për protesta të fuqishme.”- deklaroi Berisha.
/rtsh.al/