Tabaku: PS kërkon të thyejë rregullat e demokracisë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vepron sipas urdhërit të Kolegjit Zgjedhor dhe urdhërave të Partisë Socialiste. Kjo ka qënë deklarata e radhës dhënë nga anetarja e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku nga selia blu.
Në një prononcim për shtyp, ajo deklaroi se Partia Demokratike po pret me qetësi që çdo votë të numërohet dhe të respektohet deri në fund vullneti i çdo qytetari, i cili ka votuar i lirë në datën 8 maj.
Në këtë linjë sipas saj, ajo qe shprehet kundër këtij vullneti, është Partia Socialiste, e cila gjatë këtyre ditëve nuk ka treguar maturi, duke u përpjekur të thyejë më çdo kusht ligjin.
“Partia Demokratike bashkohet me durimin e qytetarëve, ashtu sikurse kërkon dhe komuniteti ndërkombëtar që ne të sillemi me maturi dhe në respektim të institucioneve. I vetmi që e kundërshton është Rama. Ky proces ka të bëjë me respektimin e zgjedhjeve të lira”, tha më tej ajo.