KQZ: Basha ruan avantazhin, njësia katër barazim
53 me 53. Ky është rezultati i numërimit të fletëve të hedhura gabim në njësinë numër 4 në kryeqytet për të dy kandidatët, Luzim Basha dhe Edi Rama. Pasi i janë nënshtruar procesit të numërimit të fletëve të hedhura gabimisht, 160 kuti nga 172 të kësaj njësie bashkiake, rezualti zgjedhor për kandidatët ka mbetur në të njëjtat shifra siç ishte pas numërimit të njësisë numër tre, me 78 vota në avantazh kandidiati demokrat Lulzim Basha.
Procesi është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Në tre ditët e para të procesit të rivlerësimit të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka numëruar 634 fletë votimi ku rezulton që kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë 125 vota ndërsa kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Luzim Basha ka marrë 122 vota.
Komisisoni Qëndor i Zgjedhjeve në zbatim të urdhërit të Kolegjit Zgjedhor po rinumëron të gjitha fletët e hedhura gabimisht në 11 KZAZ-të e Tiranës.