Tabaku: Protesta, rruga e duhur kundër rritjes së çmimeve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me protestat në vend për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve.
Tabaku thekson se protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë.
“Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen shqiptarët varfërohen, por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat. Me to paguan koncesionet/PPP e oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve! Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë! Ndal taksës së korrupsionit”, tha ajo.