Rama publikon pamjet e Qendrave Shëndetësore të rikonstruktuara: Sollën shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje pamje të 300 300 Qendrave Shëndetësore të Shqipërisë, të cilat janë rikonstruktuar vitet e fundit nga qeveria e drejtuar prej tij.
Kreu i qeverisë thekson se në 300 qendrat e rikonstruktuara kanë marrë shërbim 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e 300 Qendrave Shëndetësore anë e kënd Shqipërisë që kanë sjellë shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit, deri dje pa asnjë lloj shërbimi, ju uroj një ditë të mbarë.”. –shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.
/rtsh.al/