E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha: Jam në dispozicion të zgjidhjes së situatës, të tregojmë mençuri për të bashkuar PD

Pas situatës së krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit si dhe thirrje për dorëheqje ndaj tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur të dielën kryetarët e degëve të partisë.

Burime bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë për shkak të vendimit që mori në 9 shtator, për të pezulluar Sali Berishën nga të gjithë funksionet që mbante në këtë parti.

Basha është shprehur se është i gatshëm që të vihet në dispozicion të çdo zgjidhje në të mirë të Partisë.

“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.”- është shprehur Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›