E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Salianji: Elektorati i djathtë refuzoi Lulzim Bashën, problemi është ai!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashës, si kryetar i Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në Facebook, Salianji thotë se zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën.

Ai shprehet se shumica e Grupit Parlamentar të PD-së i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, duke e identifikuar atë si problem.

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!

Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!”, -shkruan Salianji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›