E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tabaku me ambasadorin e OSBE-së: Reforma Zgjedhore, konsensuale

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku u takua sot me ambasadorin e misionit të OSBE-së, Vincenzo Del Monaco. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në fokus ishin tre propozimet e PD për ndryshime kushtetuese dhe reformat që janë objektivi i opozitës.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike. Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR. Tabaku u shpreh se shitblerja e votave, përfshirja e administratës në zgjedhje dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë simptoma të një regjimi hibrid dhe jo demokratik.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit u shpreh se është tejet e domosdoshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme. Ndërkohë që i vuri në dukje ambasadorit del Monaco problematikat në lidhje me agjencinë e medies dhe gjithashtu rikthimin në kuvend ligjin antishpifje, ajo theksoi se qeveria po centralizon pushtetin  përmes agjencive të krijuara për ta shndërruar Kryeministrinë në një kullë kontrolli. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›