Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut: Të raportojë ministrja, zv.ministret nuk e zëvendësojnë dot as me prokurë

Diskutime në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për shkak të mungesës së Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes dhe rimbledhjen e saj në një moment tjetër në mënyrë që për diskutimet që lidhen me buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, prezentë në mbledhje të jetë vetë ministrja Sala dhe jo zv.ministret.
Ajo i konsideroi si tejet të rëndësishme diskutimet që lidhen me zbatimin e loigjit të barazisë gjinore, të drejtat e pensionistëve dhe çështjet e minimumit jetik që lidhen me punën e komisionit.
Tabaku shtoi se prania e Ministres në komision është detyrim që vjen nga zbatimi i rregullores së Kuvendit.
“Ne kemi kërkuar që në këtë komision të raportojë ministrja e shëndetësisë. Nuk është kërkesë e imja personale, por është detyrim që vjen nga zbatimi i rregullores. Nuk është kërkesë e imja personale, por është
Kjo është ministrja e parë që kërkojmë në këtë komision. Ka fusha shumë të rëndësishme duke nisur me zbatimin e ligjit të barazisë gjinore, me të drejtat e pensionistëve, me çështjet e minimumit jetik që lidhen me punën e këtij komisioni.
Më vjen keq që do e them, por unë do t’i propozoj komisionit që ne të vendosim për një orë tjetër kur ta bëjmë këtë dëgjesë dhe të vijë ministrja këtu për të ndjekur diskutimet e buxhetit. Nuk ka gjë më të rëndësishme se diskutimi i buxhetit. Programi i qeverisë dhe diskutimi i buxhetit, janë dy nga elementët kryesorë. Për të vendosur një standard në këtë komision për buxhetin do të jetë ministri. Për çdo temë tjetër zv.ministri”, deklaroi Tabaku.
Kjo e fundit theksoi se zv.ministren as me prokurë nuk e zëvendësojnë dot ministren për diskutime konkrete që lidhen me projektbuxhetin.
“Nëqoftëse do kishim një ligj dhe do kishte ardhur një drejtor ne do e kishim mbyllur përsëri mbledhjen. Kalendari i buxhetit është deri në datën 11 dhjetor. Zv.ministret nuk e zëvendësojnë dot ministren as me prokurë”, deklaroi Tabaku.
/rtsh.al/