Tabelat e INSTAT, Meksi: Është institucion i pabesueshëm
INSTATI është i pabesueshëm për PS-në. Kandidatja për deputete Ermelinda Meksi ka preferuar kështu të komentojë deklaratën e institutit të statistikave për rritjen ekonomike të vendit në 3 muajt e parë të këtij viti në nivelin 6%. Sipas Meksit duhet pritur fundi i vitit për të patur një shifër reale të rritjes ekonomike të vendit. Ndërkaq PS ka sulmuar edhe politikat fiskale të qeverisë, të cilat sipas Meksit bëhen thjesht për të shlyer faturën elektorale të qeverisë.