Tabloidet Kapelo idioti me kapele Venger Anglia Per te ardhur keq
Anglezet nuk e kane kaperdire lehte humbjen brenda ne Uembli ndaj rivaleve historike te Frances mbremjen e se merkures ndersa titujt e shtypit nje dite me pas kane akuzuar trajnerin e skuadres Fabio Kapelo. Artikulli me kritik ishte ai i tabloidit The Sun i cili hapej ne faqen e pare me Kapelo idioti me kapele. Kjo e perditshme merrte shkas nga humbja po ne kete stadium me Kroacine kur ne krye te stolit te Tre Luaneve ishte Stiv Meklaren dhe Anglia e tij nuk kualifikohej ne Evropianin e ardhshem. Lidhur me trajnerin aktual te Volfsburgut ne Gjermani The Sun nentorin e 2007-s doli me titullin Idioti me cader. Per te mundur rrebeshin e asaj nate me shi Meklaren mbante ne duar nje cader por Kapelo mbante ne koke nje kapele sportive me logon e federates. Cdo dite e me shume italiani po shnderrohet ne nje nga njerezit me te urryer ne Angli. Reputacioni i tij ka rene ndjeshem pas deshtimit te perfaqesueses ishullore ne kampionatin e fundit boteror Afrike e Jugut 2010. Nderkohe e perditshmja tjeter Daily Mail ne faqen e pare te saj kishte te njejtin titull. Kapelo kritikohet vecanerisht per talentet e tij te reja qe pavaresisht se ne perfundim te ndeshjes ai i mori ne mbrojtje ato nuk munden te futeshin ne asnje moment ne loje. Nje futboll i epokes se gurit keshtu qe nuk eshte cudi qe Anglia u mund nga nje skuader qe e pasonte topin tek futbollistet me te njejten fanelle - shkruante me ironi tabloidi. Nga ana tjeter sulmet ndaj Kapelos nuk i ka kursyer as Arsen Vengeri. Si nje francez qe ben tifo per skuadren e tij kombetare por dhe njohes i mire i futbollit vendas trajneri i Arsenalit pranoi se humbja e Anglise e kishte shokuar. Kjo disfate do tu dhembe shume ishulloreve vecanerisht per menyren se si rrodhen ngjarjet ne fushe - tha Venger. Futbolliste shume te mire pa nje trajner te tille nuk korrin sukses dhe anasjelltas. Pame me te vertete nje skuader apatike qe pranonte diktatin e kundershtarit. Ishte nje Angli pa grinte edhe pse behej fjale per nje ndeshje miqesore - vijoi me tej tekniku francez. Menaxherit te topcinjve nuk i pelqeu aspak as Stiven Xherard. Kur pashe te humbte topin ne disa raste e kuptova menjehere se kush do ta fitonte takimin. Futbollistet angleze e dorezonin topin qe ne pasimin e pare. Nuk nderhynin ne dyluftime. Ndoshta kjo vjen edhe prej presionit te medias - perfundoi tekniku francez.