E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç viziton sot Luginën e Preshevës

Autoritetet serbe thanë se incidenti është vepër e shqiptarëve, ndërsa veprimtarët për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, u bënë thirrje atyre të mos nxitohen me vlerësime rreth këtij incidenti.

Ata thonë se incidenti edhe një herë krijon imazhin e një rajoni të paqendrueshëm gjë që ndikon në lirinë e lëvizjes e cila është e rënduar për shkak të pranisë së madhe të forcave ushtarake e policore serbe në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Incidenti ndodhi në fshatin Luçan pranë Bujanovcit. Ministri i Brendshëm Daçiç ka thënë se fjala është për "grupime terroriste", mbetje të grupeve që kanë vepruar më herët në ato hapësira.

Përfaqësuesit e pushtetit lokal në Bujanovc që udhëhiqet nga shqiptarët nuk kanë bërë komente pas incidentit i cili ka ndodhur në një zonë të banuar vetëm me shqiptarë. Sipas përfaqësuesve të zonës, gjendja në Luginën e Preshevës nuk ka shënuar përparime pas përfundimit të konfliktit në maj të vitit 2001 me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Start/voa

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›