Tadic: BE të shprehë qëndrimin për integrimin tonë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shprehë haptas qëndrimin nëse do apo jo që Serbia t'i t’i bashkëngjitet bllokut 27 anëtarësh.
“Ne nuk duam të përdoremi si pretekst për të mos bërë absolutisht asgjë”, tha Tadic në hapjen e samitit mbi Ballkanin në Stamboll.
Siç njofton AP, Tadic ka thënë se “Serbia në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë” së Kosovës.