Obama nënshkruan ligjin për reformën financiare
Ligji, i cili është futur në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, parashikon rregullimin e sektorit financiar dhe kontrolle më të rrepta të punës së bankave dhe investuesve financiarë.
“Pas nënshkrimit të këtij ligji, amerikanët janë të sigurtë se nuk do të paguajnë më kurrë për gabimet e bëra në bursën e Wall-Street-it”, theksoi Obama.
"Të gjithë thonë se kjo është mbrojtja më e madhe e financave të konsumatorëve në histori. Kjo mbrojtje do të jetë e mundur me masat më të reja të mbikëqyrjes, ku në fokus do të jetë mbrojtja e njeriut e jo e bankave. Kjo nuk është mirë vetëm për njerëzit por edhe për ekonominë e vendit", shtoi Presidenti amerikan.