Konferenca e Klimës, arrihet marrëveshja për uljen e ngrohjes globale
AFRIKË- Delegatë nga 194 vende në konferencën e klimës kanë arritur një marrëveshje pas diskutimesh të vështira për një plan kompleks për të luftuar ngrohjen globale gjatë dekadave të ardhshme.
Konferenca vendosi që vendet e industrializuara të respektojnë kushtet e Protokollit të Kjotos edhe pesë vjet pas skadimit të tij në vitin 2012.
Përfaqësuesit vazhduan negociatat, megjithëse konferenca dyjavore ishte parashikuar të përfundonte të premten në qytetin port të Durbanit. Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në propozimin e Bashkimit Evropian për t’i detyruar vendet që krijojnë ndotjen më të madhe mes ekonomive të zhvilluara dhe ekonomive me rritje të shpejtë si Kina dhe India, të pranojnë shkurtime të detyrueshme ligjore të çlirimit të gazit karbonik.
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, e cila drejtoi konferencën, i kishte paralajmëruar delegatët se po të mos arrihej marrëveshje, kjo do të ishte një sprapsje e papërballueshme për përpjekjet ndërkomëtare për të kontrolluar nivelet e gazeve serë në atmosferë.
(el.me/news24/BalkanWeb)