E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut perfshihet nga lufta e ashper mes fraksioneve kundershtare

Ne loje hapja e vendit ose zhytja e tij ne nje izolim e varferi shume me te thelle

Ne Korene e Veriut ka nisur nje lufte e ashper per pushtet. Edhe pse informacionet jane shume te cunguara dhe jo te marra ne menyre te drejtperdrejte ato flasin per nje lufte te vertete e te hapur per pasuesit e Kim Jong Il atij qe konsiderohet si Lideri i dashur nga propaganda e vendit.

Behet fjale per nje lufte qe po organizohet mes fraksioneve te ndryshme brenda partise dhe qeverise dhe me konkretisht mes fraksionit te Chang Song-taek komandantit te dyte te ashper te vendit dhe nje grupi tjeter reformatoresh e zyrtaresh me mendjehapur. Burimi i ketij informacioni eshte nje zyrtar i larte perendimor qe eshte takuar ne kushte anonimiteti me lidere te larte te vendit komunist.

Beteja mes te dy fraksioneve eshte ashpersuar shume ndersa Kim Jong Il 68 vjec eshte ne nje gjendje shume te brishte shendetesore. Per sa i takon ushtarakut Chang ai eshte 64 vjec dhe eshte martuar me motren e Kim. Gjate gjithe kesaj periudhe ka besuar dhe ka punuar qe trashegimtari te ishte ai nje dite. Por ambicia e tij ende nuk eshte permbushur dhe shume analiste mendojne se ai mund tia dale qe ta realizoje endrren e tij me mbeshtetjen qe eshte duke i dhene te nipit te tij djalit te trete te Kim per tu bere ai pasardhesi i babait ne pushtet. Aktualisht djali eshte 28 vjec dhe nuk mund te thuhet se ka nje pervoje te madhe ne lidhje me lufterat e ashpra per pushtet dhe kulisat e politikes se Pjonjangut. Edhe pse per nje kohe Chang ka menduar se e ka pasur rrugen te celur perpara ai tani ka perballe nje grup kundershtaresh shume te fuqishem qe jane shume reformatore dhe mendjehapur nga ceshte tradita ne Korene e Veriut.

Ky grup ka per qellim qe ta shnderroje ekonomine e vendit ne nje ekonomi te hapur dhe me rritje te madhe ekonomike si ajo e Kines. Sipas burimit ne fjale keta jane njerez normale qe e dine se cila eshte rruga me e mire per vendin e tyre. Qeveria kerkon qe te hapet dhe e vetmja pengese per ta bere nje gje te tille eshte pikerisht Chang dhe krahu i tij i njerezve luftarake dhe te prapambetur qe jane per ruajtjen e status kuose. Kjo ndarje mes dy fraksionesh ne radhet e Partise Komuniste te Korese se Veriut eshte e njejte me ate qe ndodhi ne gjirin e Partise Komuniste Kineze ne vitet lsquo70-lsquo80 dhe eshte shkaku i voneses se mbledhjes se jashtezakonshme te partise qe ishte thirrur qe dy jave me pare. Dhe ndersa situata mund te agravohet shume edhe vende te tjera te rajonit dhe me te largeta jane duke e ndjekur ate nga afer dhe duke mbajtur qendrimet e tyre e mbi te gjitha duke qene ne gatishmeri. Gjithsesi sipas analisteve eshte nje situate qe do te zgjidhet ndoshta javen qe vjen ne mbledhjen e jashtezakonshme te partise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›