Ed Miliband shefi i ri i laburisteve
Konservatoret britanike kane zgjedhur me ne fund dje edhe liderin e tyre te ri njeriun qe pritet ti drejtoje drejt zgjedhjeve te ardhshme dhe mundesisht fitores se tyre. Ai eshte Ed Miliband i cili del fitues nga nje gare qe e ka pare te jete kundershtar i nje tjeter Milibandi vellait te tij David i cili ka qene per nje kohe shume te gjate ne postin e ministrit te Jashtem gjate periudhes se fundit te laburisteve ne pushtet.
Miliband 40 vjec ish-sekretar i ceshtjeve klimatike ne kabinetin e meparshem te laburisteve e ka mundur me nje rezultat shume te ngushte te vellane 45-vjecarin qe synonte prej kohesh te zinte vendin e njeshit ne partine konservatore pas largimit te liderit te fundit Barun njeriut qe humbi edhe zgjedhjet e fundit. Ishte nje beteje e ashper ne te cilen votuan ligjvenes te partise dhe aktiviste te saj gjithsej 3.5 milione vete. Nderkaq ne gare ishin dhe tri kandidate te tjere vec vellezerve Miliband per te zevendesuar Barunin i cili dha doreheqjen ne muajin maj pas humbjes se laburisteve ne zgjedhje. Partia laburiste kishte qendruar 13 vjet ne pushtet pra qe nga fitorja e Blerit ne vitin 1997.
Nje pjese e mire e votuesve mendonin qe para shpalljes se rezultateve se Ed Miliband do te ishte vellai qe do te dilte fitimtar ne kete gare per kreun e partise. Dy vellezerit jane shquar mbi te gjitha per pikepamje shpesh kontradiktore mes njeri-tjetrit ne lidhje me ceshtje te ndryshme te partise dhe kryesisht me menyren e ardhshme te drejtimit te saj. David Miliband vellai i mundur eshte avokat i vazhdimit te politikes centriste te tipit Bler qe ishte edhe mentori i tij politik ndersa vellai tjeter Ed ka nje platforme me ekstremiste majtas me propozime per rritjen e pages minimale te britanikeve shtimin e taksave per ata qe kane fitime shume te medha dhe nje politike me denuese dhe te ashper ndaj bankave.
Nderkohe vellai i mundur ka pasur nje axhende qe ishte shume me ne favor te biznesit dhe fitimeve te tij. Nderkaq Kryeministri aktual britanik David Cameron ka deklaruar se te dy vellezerit pavaresisht ndryshueshmerise se platformave te tyre jane te deshtuar per sa i perket menyres me te cilen duhet te sillen aktualisht per ceshtjet ekonomike. Aktualisht vendi ka deficitin me te madh buxhetor qe ka pasur qe pas Luftes se Dyte Boterore dhe per kete duket se vellezerit nuk kane jo vetem asnje gje per te thene por asgje per te propozuar per daljen nga nje situate e tille shume e rende ka deklaruar Cameron.
Muajin e ardhshem shefi i thesarit britanik Osborn do te paraqese planin 5-vjecar te shkurtimeve te shpenzimeve publike qe pritet te vihet ne jete ne Britani synimi i te cilit do te jete kursimi i 40 miliarde paundve ne vit. Ky plan ka shume te ngjare qe te kete nje ndikim shume te madh edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga lideri i ri i laburisteve pritet qe te ofroje nje strategji te re qe te jete ne njefare menyre kundershtare e strategjise se konservatoreve apo edhe alternative e saj. Kjo deklarate do te behet ne takimin e ardhshem te laburisteve te marten e ardhshme. Shefi i ri i laburisteve Ed Miliband duhet qe te tregoje menjehere se eshte vertet njeriu i duhur per ta cuar partine drejt nje rezultati te larte fillimisht ne sondazhe dhe me pas edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale.