Tadiç: Njohja e Kosovës nuk është kusht
Beograd -Presidenti i Serbisë Boris Tadic thotë që synim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se Beogradi nuk do ta shpejtonte këtë rrugë nëse do të hiqte dorë nga Kosova. Tadiç ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara është se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO nuk janë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian.
“Nuk ka kurrfarë kushtëzimi me njohjen e Kosovës ose anëtarësimin në NATO”, ka thënë Tadiç, i cili ka shtuar se kërkesa e vetme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që të zhvillohet politikë paqësore dhe të mos provokohen konflikte. /rel/