Tadiç: Nuk heqim dorw nga rezoluta 1244
Kryetari i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se presionet kundër Serbisë për Kosovën nuk mund të jenë me efekt, sepse Beogradi nuk do të heqë dorë nga rezoluta 1244.
"Presionet që dikush në Evropë po planifikon t`i bëjë kundër Beogradit dhe ndaj meje munden të kenë vetëm efekt të kundërt dhe këtë ua kam thënë bashkëbiseduesve të mi e edhe kryetarit të BE Herman Van Rompuy", ka thënë Tadiç.
Kryetari serb ka theksuar se nuk ka presion që do të mund ta shtynte të hiqte dorë nga ajo rezolutë sepse ajo, pasi sipas tij jo vetëm që është akti i fundit ndërkombëtar që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë por është edhe i vetmi dokument nga i cili mund të dalin zgjidhje të ardhshme.
Sipas tij kjo rezolutë është baza e vetme që të mbrohen interesat legjitime dhe interesat themelore të popullit serb në Kosovë.
" Kemi thënë qartë se nuk do të heqim dorë nga Rezoluta 1244 në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale", ka thënë Tadiç.