Arsimi i lartë, Axhenda: Buxheti i akorduar shumë i ulët
Në Shqipëri vetëm 0.45% e prodhimit të brendshëm bruto shkon për financimin e arsimit e të lartë, një shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me vendet e rajonit. Arbjan Mazniku nga instituti i studimeve të larta Axhenda, në shpalosjen e një skeme për financimin e arsimit të lartë në vend vë theksin në plotësimin e 3 parakushteve, siç janë: Akreditimi dhe renditja, zhvillimi i arsimit profesional dhe konsensusi i gjerë politik dhe publik.
Mazniku vuri theksin në përmbushjen e një reforme financiare nëpërmjet tri mekanizmave siç janë, fondi i përgjithshëm, pagesa për studim si dhe fondi për zhvillim.
Po ashtu në skemën e paraqitur nga axhenda parashtrohet edhe puna në drejtim të rritjes së cilësisë paralelisht me zgjerimin e numrit të universiteteve.