E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Nuk na është premtuar data për statusin e kandidatit

Presidenti serb, Boris Tadiç, ka mohuar zërat se Serbisë i është premtuar se do i caktohet data e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Megjithatë, presidenti serb ka thënë se shteti i tij do bëjë çdo gjë që është e mundur që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

Tadiç gjithashtu ka deklaruar se Serbia duhet të përmbushë kushtet për të arritur statusin e vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ne do t`i përmbushim kushtet dhe të shohim se si do të jetë qëndrimi i Komisionit Europian në tetor, ka thënë Tadiç, duke shtuar se ai është optimist për këtë proces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›