E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Për Kosovën, sovraniteti i dyfishtë!

BEOGRAD- Presidenti serb Borsi Tadic mendon se zgjidhja për Kosovën mund të jetë “sovraniteti i dyfishtë, por edhe ndonjë model që bazohet në zgjidhje ndërkombëtare, siç është modeli irlandez, Tiroli Jugor, apo ai në kohët e dy gjermanive”.

Duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk është një zgjidhje reale, Tadic tha se Serbia e ka propozuar këtë ide që në vitet ’60 të shekullit të kaluar, “gjë të cilën e kanë mbrojtur edhe shqiptarët”.

“Por, kjo tani nuk ka mbështetje të mjaftueshme”.

Sipas Tadic Serbia tani ka synim BE dhe përë këtë gjë nuk duhet të ndalet.
“Serbia nuk mund të zgjasë integrimin evropian nëse nuk ka mbështetje nga qytetarët, e ata nuk do të japin mbështetje në rast se shteti nuk i mbron interesat e saj legjitime në Kosovë, ka thënë presidenti serb, Boris Tadic.

"Serbia nuk e ka asnjë iluzion se mund ta kthej Kosovën në sistemin e Republikës së Serbisë, ashtu siç ishte para vitit 2000. Por, Serbia nuk heq dorë nga negociatat dhe kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme", tha Tadic për ditoren maqedonase Dnevnik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›