AK: Në 2012 Kuvend Mbarëkombëtar ‘Shqipëria Bëhet’
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e përgjithshme Kuq e ZI.
Në mbledhjen e organizuar paraditen e sotme në ambientet e ‘Hotel Tirana International’ u prezantuan priorietet afatmesme dhe afatgjata të Aleancës Kuq e Zi dhe plani i punës për organizimin e Kuvendit të Parë Mbarëkombëtar Kuq e Zi, i cili do të mbahet në maj të vitit 2012, ku do i jepet jetë edhe hartimit të programit ‘Shqipëria Bëhet’
Aleanca Kuq e ZI duke bërë thirrje për bashkimin kombëtar, thekson se për hartimin e programit Kuq e Zi do të ftohen ekspert nga të gjitha trevat, ndërkohë që njoftoi nisjen e fushatës 1 milion Kuq e Zinj.
Aleanca Kuq e Zi hap garën për strukturat drejtuese dhe shprehet e bindur se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kjo aleancë do ketë rreth saj 1 milion anëtarë.
Aleanca Kuq e Zin bën thirrje që shqiptarët anembanë botës të mblidhen rreth saj, ndërkohë thekson se ajo është e vetmja alternativë që Shqipëria do bëhet.
(el.me/BalkanWeb)