E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha paraqet prioritetet për Njësinë 11

Projektbuxheti i Bashkisë për vitin 2012, parashikon; rikualifikimin urban të infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizime, rikonstruksion dhe ndërtim shkollash, kopshte e çerdhe, ndërtimin e një qendre sociale etj, duke kthyer kështu vëmendjen e Bashkisë edhe ndaj kësaj njësie bashkiake.

“Për këtë Njësi Bashkiake ne kemi planifikuar vitin e ardhshëm fonde të mjaftueshme të ndërtimit të Unazës në Kodër-Kamëz me një gjatësi prej 1300 metrash, ndërtimin e rrugës që lidh rrugën Don Bosko me rrugën Egnatia, rabilitimin total të bllokut mbi shinat në një sipërfaqe prej 30 hektarësh, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në kufi me Komunën e Paskuqanit, ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në bregun e Lumit”, thekso Basha.

Ai shtoi se banorët e njësisë bashkiake numër 11 janë përfituesit kryesore të një sërë projektesh strategjike që marrin jetë gjatë vitit 2012, siç është ndërtimi i terminalit të ri të trenit dhe autobusëve urbane dhe interurbanë. “Kjo do të mundësojë edhe zhvendosjen e shinave të trenit, një problem tejet shqetësues për banorët e Laprakës. Po kështu Linja e Tramit, Laprakë- sheshi Nënë Tereza, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërhyrja në rrethrrotullimin e Doganës dhe mbikalimet që parashikohen të ndërtohen përgjatë rrugës së Durrësit,  janë projekte që kanë impakt mbi këtë zonë si për sa i përket zhvillimit ekonomik por edhe punësimit”, shtoi ai.

“Aktualisht inxhinierët kanë përfunduar matjet topografike si dhe preventivin për katër mbikalime përgjatë rrugës së Durrësit. Ky investim është parashikuar në një skemë të partneritetit me sektorin privat dhe kompani të cilat janë angazhuar dhe do të angazhohen me projekte të ndryshme të Bashkisë së Tiranës, kanë marrë përsipër të ndërtojnë të katër mbikalimet, vendndodhjen e saktë të tyre do ta përcaktojmë në bazë të matjeve së trafikut por edhe opinionit të qytetarëve të të dy anëve të Rrugës së Durrësit dhe njësive Bashkiake nr 11 dhe nr 7, dhe për këtë kërkohet kontributi juaj aktiv”, tha Basha para banorëve të Njësisë Bashkiake nr 11. Kryebashkiaku nënvizoi edhe në këtë takim filozofinë e re të instaluar prej tij në Bashkinë e Tiranës, “shkurtim shpenzimesh dhe rritje shërbimesh”. /Start/

                                                                                             2011-12-19 08:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›