E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Propozimi i Kosovës është jashtë cdo realiteti

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e Kosovës është më larg se ç’ka qenë.

“Situata është më e keqe sesa mbrëmë, për shkak të mënyrës se si Prishtina i propozon zgjidhjet”, u ka thënë Tadic gazetarëve në Beogradin duke shtuar se propozimi kosovar është jashtë çdo realiteti.

Ai ka thënë se është vështirë të arrihet deri te statusi i kandidatit për Serbinë, por, nuk i përjashtoi përpjekjet deri në siç ka thënë momentin e fundit.

“Nuk varet vetëm nga ne, por nga secili shtet anëtar i BE-së”, ka thënë Tadic, duke shtuar se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga qëllimet strategjike të përfshira në formulën “Edhe BE edhe Kosova.”
(ma.ar/Radio Evropa e Lirë/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›