Tiranë- Zjarr në një magazinë bojrash, ska të lënduar
Tiranë- Një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Domje, është përfshirë para pak minuatsh nga flakët.
Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe 6 zjarrfikse po punojnë për të vënë nënkontroll flakët.
Sipas burimeve zjarrfikëse nuk ka të lënduar në njerës, por vetëm dëme materiale. Gjithashtu mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë të ndodhur pranë Drejtorisë të nxjerrjes së targave.
Ndërkohë po punohet për shuarjen e flakëve dhe shkaktarët mendohet se kanë qenë dy puntorë të cilët po saldonin brenda magazinës. Dyshohet se shkëndijat gjatë sladimit kanë ndezur polisterolin dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë magazinën.
Shkrime të tjera me interes:
- Korçë- Zjarr në një magazinë të rrobave të përdorura Korçë- Një maganizë me rroba të përdorura është përfshirë nga...
- Flakët përfshijnë një magazinë tek ish-uzina e traktorëve Tiranë- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë me...
- Tiranë, zjarr te magazinat e ish-parkut të autobusave Tiranë – Një zjarr ka rënë para pak minutash në...
