Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë në autostradë
TIRANE - Një zjarr i fuqishëm në një magazinë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës ka vënë në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe të Durrësit.
Magazina ndodhet pranë Drejtorisë së Nxjerrjes së Targave, pranë fshatit Domje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë gjashtë makina zjarrfikëse, që po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.
Sipas gazetarit të NEWS24 në vendngjarje, zjarrfikësit po procedojnë me kujdes, vetëm nga pjesët anësore të ndërtesës, pasi tavani i magazinës rrezikon të shembet. Aktualisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga dy punëtorë që po saldonin një objekt në brendësi të magazinës.
Dyshohet se objekti që po saldohej ka pasur kontakt me polesterolin, i cili ka marrë flakë fillimisht dhe më pas zjarri ka përfshirë të gjitha materialet në brendësi të magazinës.
Aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.
Përmes një komunikimi telefonik në televizionin NEWS24, kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi bëri të ditur se situata është nën kontroll, dhe flakët janë drejt shuarjes.
(er.nu/BalkanWeb)