SHBA/ Vret 5 persona dhe me pas edhe veten
Nje shtetas nga Kentucky te Shteteve te Bashkaura ka vdekur duke u vetevrare pasi qelloi dhe ekzekutoi 5 persona te tjere. Besohet se ngjarja ka ndodhur per faktin se agresori ishte i merzitur me menyren se si bashkeshortja e tij kishte gatuar vaktin e mengjesit. Disa nga viktimat jane anetare te nje familjeje dhe u ekzekutuan ne Jackson Kentucky. Mesohet se 47-vjecari Stanley Neace ishte degjuar te ngrinte zerin ndaj se shoqes dhe ti bertiste per menyren se si kishte gatuar vezet e me pas ka filluar te qelloje me arme zjarri. Kur policia mberriti ne vendin e ngjarjes u raportua se Neace u gjet i vdekur pasi ishte vetevrare dhe prane tij u gjet edhe nje shot gun. Trupi i bashkeshortes se Neace thjeshtres se tij dhe tre deshimtareve u gjeten ne ambientet e brendshme dhe ne automjet ndersa mund te shihehsin qarte edhe shenjat e lena nga bresheria e plumbave.