E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Serbise te mos i behet shantazh

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se vendi i tij nuk duhet te shantazhohet me njohjen e pavaresise se Kosoves ne kembim te anetaresimit ne BE.

Tadic ka theksuar se Beogradi eshte i gatshe qe permes dialogut te zgjidhe konfliktin mes shqiptareve dhe serbeve qe zgjat prej nje shekulli e gjysme.

Dialogu duhet te filloje me ceshtje qe mund te zgjidhen ne menyre qe te krijohet besimi mes paleve ka pohuar Tadic per mediat ballkanase.

Me tej kreu i shtetit serb ka rikonfirmuar vullnetin e tij per kapjen e Ratko Mlladic si nje detyrim ndaj qytetareve te Serbise.

Kjo nuk do te behet as per BE-ne as per gjykaten e Hages por per interesin e vete serbeve dhe politikes rajonale te pajtimit. Eumlshte detyra ime te mbyll faqen e historise se Mlladic ka shtuar Tadic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›