E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Parate e Iranit per Afganistanin aspak te sinqerta

Uashington 30 tetor NOA - Komandanti amerikan i forcave te NATO-s ne Afganistan ka deklaruar se parate e dhena nga Irani ndaj ketij te fundit nuk k ane qene aspak te sinqerta. E kjo pasi sipas gjeneralit David Petraeus Irani mbeshtet ne te njejten kohe edhe talebanet.

Sipas tij ndihma e Iranit nuk ka sesi te konsiderohet e sinqerte kur nga njera ane ai ben sikur ndihmon qeverine dhe nga ana tjeter ndihmon ata qe i krijojne probleme asaj e ne kete menyre sipas tij i bie qe qendrimi i Iranit per Afganistanin te jete kontradiktor.

Para pak ditesh presidenti i Afganistanit Hamid Karzai pranoi se Irani eshte nje vend mik dhe nese ka dhene ndihma ne para ndaj vendit te tij ato kane qene zyrtare dhe transparente.

Ai vete ka pranuar se me urdhrin e tij shefi i shtabit te tij Umar Daudsai ka pranuar nje deri dy here ne vit te holla nga Irani perkatesisht nga 500.000 deri ne 700.000 euro.

Karzai tha se bashke me shefin e shtabit te tij kane paguar deputetet afgane udheheqesit e fiseve dhe perfaqesuesit e talebaneve per te siguruar lojalitetin e tyre.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33309-shba-parate-e-iranit-per-afganistanin-aspak-te-sinqertatitleSHBA Parate e Iranit per Afganistanin aspak te sinqertatheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›