Terrorizem ndalohet ne kohe sulmi arrestohet 34-vjecari

Uashington 30 tetor NOA - Nje amerikan me origjine pakistaneze eshte ndaluar ne Uashington me akuzen e projektimit te sulmeve kunder disa stacioneve te metrose qe ndodhen prane varrezave Arlington dhe Pentagoni.
Farooq Ahmed 34 vjec ishte takuar disa here me agjentet e FBI te cilet ishin paraqitur si militante te Al Kaeda duke i kaluar udhezime dhe duke bere qe ai te binte ne urthin e tyre. Ne takimet me agjentet terroristi i dyshuar kishte bere te ditur se kishte ndermend te vriste sa me shume persona te ishte e mundur te pakten ne kater stacione metroje.Ne vecanti qellimi i tij ishte personeli ushtarak. FBI ka theksuar se populli amerikan nuk ka qene asnjehere ne rrezik pasi gjate hetimit terroristi i dyshuar ka qene gjithmone ne nje vezhgim te detajuar dhe teper te sigurt.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33289-terrorizem-ndalohet-ne-kohe-sulmi-arrestohet-34-vjecarititleTerrorizem ndalohet ne kohe sulmi arrestohet 34-vjecaritheme blue nickagjencianoa