E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: T’i kthehemi dialogut

Presidenti serb Boris Tadiç përsëriti sot se duhet që sa më shpejt që është e mundur të rinisë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën, duke pasur parasysh se, siç theksoi ai, është një problem ndërkombëtar dhe jo vetëm i serbëve e shqiptarëve.

Tadiç, i cili vizitoi një Panair të Librit, fillimisht nuk pranoi të bëjë një deklaratë politike, por me këmbënguljen e gazetarëve, shkurtimisht pohoi se takimi i mbrëmshëm me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës në presidencën serbe, ishte "i drejtë dhe korrekt”.

Ai tha se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ranë dakord që përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në grupet e ekspertëve për të përgatitur një platformë për bisedimet në Bruksel.

"Beogradi dëshiron të kthehet në negociata, sepse pa to ne nuk mund të arrijmë rezultate për të zgjidhur problemet e njerëzve dhe për të mbrojtur interesat vitale kombëtare”, tha presidenti serb.

Ai tha se serbëve nga veriu u ka treguar për pikëpamjet e tij ndaj situatës, si dhe parimet që do t’i mbajë shteti serb në të ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›