Terry mohon akuzat për racizëm

Xhirimet që kanë qarkulluar në internet pas takimit në Loftus Road kanë sugjeruar se Terry kishte fyer Ferdinandin në baza racore.
Por, Terry publikoi një komunikatë në Press Association Sport: “Kam parë dhe dëgjuar komente në internet sa i përket xhirimeve televizive të ndeshjes. Mendova se Anton më akuzon mua për përdorim të fyerjeve racore kundër tij. Kam reaguar në mënyrë agresive, duke thënë se kurrë nuk i përdori ato terme”.
Ai shtoi: “Kurrë nuk do të them diçka të tillë, më vjen keq që njerëzit mund të mendojnë ashtu. E njoh Antonin për një kohë të gjatë dhe kam biseduar me të pas ndeshjes, nuk ka problem mes nesh. E kam uruar për fitore. Ishte keqkuptim i momentit”.
QPR ka refuzuar të komentojë incidentin të kontaktuar nga Press Association Sport. QPR mposhti Chelsean me rezultat 1-0 në ndeshjen ku skuadra e menaxherit Andre Villas-Boas përfundoi me nëntë futbollistë pas përjashtimeve të Didier Drogbas dhe Jose Bosingwas.