Tadiç kërkon BE-në pa ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar në Berlin se Serbia pret të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe pa vonuar pas kësaj të fillojë negociatat për anëtarësim, por nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Në ligjëratën “Serbia si aktor rajonal i pajtimit dhe faktor i stabilitetit në Ballkan”, në Fondacionin Friedrich Erbert, Tadiç ka thënë se në Serbia është e bindur se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik, ndërsa pajtimi rajonal dhe stabiliteti janë parakushte të domosdoshme për hyrje në rrjedhat evropiane.
“Serbia moderne, demokratike, 10 vjet pas rënies së Millosheviçit, është e gatshme të fillojë negociatat për hyrje në BE. Ajo që e dini dhe që nuk është e diskutueshme, Serbia as do ta njohë as do të mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Tadiç.