Tadiç refuzon Samitin e Dubrovnikut, shkak Thaçi
“Jutarnji list” njofton se në këtë samit, kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, do të ftojë të gjithë udhëheqësit rajonalë, mes të cilëve edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në takim do të marrë pjesë dhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ai francez Fransoa Filon, kryeministri polak Donald Tusk, si dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov.
Nga liderët rajonal krahas kryeministrit Thaçi, në këtë takim do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Sllovenisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por, sipas B92, do të mungojë Presidenti serb, Boris Tadiç, i cili ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të pranisë së udhëheqësve kosovarë.