E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Hamallajt, padi ndaj kryeinspektorit Bojaxhi

Në padinë e dorëzuar sot në Prokurorinë e Durrësit, banorët e fshatit Hamaj pretendojnë se janë shkelur 15 nene të Kodit Penal. Më 1 korrik, banorët u konfrontuan me policinë, pasi kërkonin prishjen e ndërtimeve pa leje. Duke penguar vijimin e aksionit, ata qëlluan me mjete të forta ndaj punonjësve të rendit.

Menjëherë sapo kanë dorëzuar padinë penale ndaj kryeinspektorit Bojaxhi, ata kanë mbajtur një konferencë për shtyp në qytetin e Durrësit. Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë, e cila ka shoqëruar katër persona, sipas së cilës ata kishin lidhje me incidentin e 1 korrikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›