E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi i radhes

Kurrsesi ti behet qare prodhuesit te llamarines se zinkuar Llamkos. Per dallim nga vala e kaluar kur ne momentet e fundit nuk ofertoi askush per kete ndermarrje tani kemi shkelje te procedurave.

Per me teper kompania turke e cila bleu per 400 mije Llamkosin se bashku me 10 milione euro borxhe eshte para diskualifikimit per shkak se kishte shkelur rregullat e tenderit.

Express permes burimeve brenda bordit te AKP-se meson se kompania qe e bleu prodhuesin e llamarines se zinkuar Lamkos kishte shkelur procedurat pasi nuk kishte paguar 500 mije euro pas parakualifikimit.

Nderkohe ky ka qene kushti qe me ligj kompania eshte dashur ta plotesoje e nuk e ka bere thote ky burim.

Sipas te njejtit burim gjasat qe kjo kompani te vazhdoje jane shume te vogla.

Shume shpejt do te diskualifikohet edhe kjo kompani thote ai.

Nderkohe per kete ceshtje bordi i AKP-se ka mbajtur mbledhje gjate gjithe dites se enjte por nuk kane pranuar te flasin se cka do te vendoset.

Ylli Kaloshi zyrtar per informim ne AKP ka thene se bordi eshte ne mbledhje per kete ceshtje dhe se shpejti do te behet publik vendimi.

Neser sot do te dihet me saktesisht pasi nje nga temat qe do te diskutohet eshte per Llamkosin ka thene Kaloshi.

Edhe Naser Osmani anetar i bordit te AKP-se thote se gjate mbledhjes se enjte eshte diskutuar per Llamkosin megjithate pa nje vendim. Sipas tij vendimi perfundimtar per kete ndermarrje pritet te merret sot.

Ka mbetur qe menaxhmenti me na kompletu edhe pak dokumentacion. Besoj ne mbledhjen e radhes do te merret nje vendim ka thene Osmani.

Ndryshe ne valen e 43-te kur nuk ofertoi askush per Llamkosiin ne kerkesen e AKP-se thuhej se secili ofertues duhet te pergatitet te merret edhe me kerkesat e kreditoreve kunder Llamkosit se bashku me procesin e Arbitrimit ne Paris. Per me teper Agjencia Kosovare e Privatizimit nga frika se edhe ndermarrje tjera mund te deshtojne ti permbushin zotimet per investime dhe punetore sikur Llamkosi ka hequr nga perdorimi metoden e spin-offit special.

Per sindikalistet dhe njohesit e ketij procesi privatizimi ka deshtuar per shkak te kesaj metode. Shume pronare kishin zotuar mjete te medha per investime ne ndermarrje dhe kane deshtuar ti kryejne ato.

Nderkaq nese deshton edhe kesaj here Llamkosit i mbetet vetem edhe nje shans. Ne te kunderten tri deshtime radhazi me ligj e dergojne ndermarrjen ne likuidim.
Nga ana tjeter punetoret e ndermarrjes ne vazhdimesi kane kerkuar nga AKP-ja ta liroje ndermarrjen nga borxhet dhe problemet tjera ligjore. Behet fjale per nje padi ne tribunalin e Parisit pasi bleresi bullgar qe iku dhe e la Llamkosin pretendon se ndermarrja ia ka borxh diku 10 milione euro. Nderkaq borxhet qe i jane veshur kesaj ndermarrjeje jane njera nga arsyet per deshtimin e shitjes dy here radhazi.

Ndryshe fabrika per perpunimin e llamarines se zinkuar Llamkos ishte privatizuar ne prill te vitit 2005 per 4.1 milione euro. Ne korrik te 2008-es bleresi kompania bullgare Kremikovtzi ka falimentuar dhe iku duke lene fabriken ne duart e punetoreve. Tani pasi ka kthyer ne pronesi aksionet e ndermarrjes AKP-ja vendos se cka do te behet me te. Me ikjen e investitorit gjithashtu nuk u permbush premtimi qe te investohen 15 milione euro dhe afer 500 punetore mbeten pa pune.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›