E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefave te inspektoreve iu nderrohen sektoret

Kryetari i Komunes se Prishtines Isa Mustafa sot ka marre vendim per riorganizimin e pjesshem te Drejtorise se Inspeksionit.

Agim Miftari nga ushtrues detyre i shefit te sektorit te inspekcionit komunal dhe te komunikacionit kalon ne detyren e shefit te sektorit per ndertim. Nderkaq Ismet Haliti nga detyra e shefit te inspeksionit te ndertimit kalon ne detyren e shefit te sektorit te inspeksionit komunal dhe te komunikacionit.

Ne nje komunikate shtypi te KK te Prishtines thuhet se ky nderrim behet me qellim te shtimit te efikasitetit ne pune dhe arritjeve me te larta ne terren ne parandalimin dhe ndalimin e dukurive te paligjshme. Vendimi thuhet se eshte marre nga kryetari Mustafa ne konsultim me shefin e Drejtorise se Inspeksionit dhe Drejtorin e Administrates.

Gjithashtu referentet e ndertimit Nebahate Jashari dhe Sadik Hajdini largohen nga inspeksioni i ndertimit dhe kalojne ne Drejtorine e Sherbimeve Publike dhe Mbrojtjes dhe Shpetimit.

Kurse inspektoreve dhe referenteve te sektorit te ndertimit iu jane nderruar terrenet qe kane kontrolluar dhe mbikeqyrur deri me tani.

Nderrime te sherbyesve civile brenda Drejtorive te Komunes do te kete kohe pas kohe ne ato drejtori ky konstatohet se eshte e nevojshme per ngritjen e cilesise se punes dhe ofrimin e sherbimeve per qytetare thuhet ne njoftimin e Komunes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›