E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Problem është ekonomia, jo cështja e Kosovës

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadic vlerëson se problemi kryesor me të cilin përballet Serbia, është ekonomia, ndaj për këtë arsye ai bën thirrje që të shmanget cdo lëvizje, e cila dëgon vendin në prapambetje, jostabilitet politik dhe në trazira.

Këto deklarata Tadic i bërë sot në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Serbisë, raporton gazeta Blic.

Kreu i shtetit serb theksoi se në kushtet e një krize të mundshme cështja me Kosovën nuk mund të zgjidhet. 

“Çështja e ekonomisë është problemi më i madh, jo Kosova. Me zgjidhje të fuqishme për ekonomi zgjidhet edhe çështja e Kosovës, dhe e kundërta, zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk garanton dhe nuk mund të sigurojë zgjidhje të problemeve ekonomike në vend”, deklaroi Tadic.

Tadic përsëriti tezen e njohur të tij, se për Serbinë edhe BE edhe Kosova, janë njëlloj të dyja të rëndësishme. Dhe sic u shpreh ai “heqja dorë nga secili prej këtyre dy poleve do te ishte naive dhe e rrezikshme”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›