Kukësi, Hasi dhe Tropoja pa drita prej orës 03:00
VERI- Qytetet veriore të vendit, Kukës, Hasi dhe Tropoja vujanë mungesën e dritave që prej orës 3:00 të mëngjesit të sotë.
Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është dëmtimi i linjës Fierzë-Pukë, si pasojë e përkeqësimit të motit gjatë natës me erë dhe stuhi. Banorët e këtyre zonave janë shprehur të shqetësuar ndërkohë, që kanë lajmëruar për defektin.
Burime të CEZ bëjnë me dije se po punojnë për riparimin e defektit në linjën Fierzë Pukë dhe së shpejti do mundësohet ardhja e energjisë në këto zona.
(el.me/BalkanWeb)