E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, çelet konferenca e përvitshme e planifikimit ekonomik

Udhëheqësit më të lartë kinez po mbajnë një konferencë të përvitshme për planifikim ekonomik, e cila pritet të aprovojë politika të mira për të mbështetur rritjen ekonomike, si dhe për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Byroja politike e fuqishme e partisë komuniste në pushtet, ka mbajtur takim javën e kaluar, ku paralajmëroi planet për të mbajtur politika monetare të matura, që do të frenonin rritjen e çmimeve, duke miratuar shpenzimet "pro-aktive" për të promovuar rritjen.

Konferenca pritet të nisë sot në Kinë dhe pritet të dalë me programe konkrete për sa i përket ekonomisë së vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›