E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Serbia duhet ti rikthehet dialogut me Kosovën

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi sot se midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të rinisë menjëherë dialogu.

Presidenti serb vlerësoi se kjo është një cështje që nuk i përket vetëm serbëve dhe shqiptarëve, pasi sipas tij dialogu midis dy vendeve është një problem ndërkombëtar, raportoi Express.

Tadiç deklaroi se nga takimi i mbrëmshëm më krerët e Komunave nga veriu i Kosovës u ra dakort që përfaqësuesit serb të marrin pjesë në grupet e ekspertëve për të përgatitur një platformë për bisedimet në Bruksel.

"Beogradi dëshiron të kthehet në negociata, sepse pa to ne nuk mund të arrijmë rezultate për të zgjidhur problemet e njerëzve dhe për të mbrojtur interesat vitale kombëtare”, theksoi presidenti serb.

Kreu i shteti serb nënvizoi se serbët që ndodhen në veri të Kosovës janëinformuar për pikëpamjet e tij ndaj situatës, si dhe parimet që do t’i mbajë shteti serb në të ardhmen.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›