E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet varka e shpëtimit të anijes së mbytur turke

DURRËS- Anija turke Barbarosa ka rinisur kërkimet për gjetjen e 8 trupave të zhdukur, të ekuipazhit të anijes Reina 1, e cila u fundos 5 ditë më parë rreth 20 milje larg bregdetit të Durrësit.

Mësohet se në operacionin e kërkimit është angazhuar edhe anija shqiptare ‘Iliria’. Sot shënohet dita e pestë e kërkimeve për 8 anëtarët e ekuipazhit të anijes turke, ndërkohë që autoritetetet thonë se shpresat për gjetjen e tyre janë të pakëta.

Anija u mbyt 5 netë më parë në detin Adriatik, për shkak të përplasjes me tragetin e linjës Bari- Durrës, “Ankara”.

GJENDET NJË NGA VARKAT E SHPËTIMIT TË ANIJES TURKE
Ora 16:09 Gjendet një prej varkave të shpëtimit të anijes turke që u mbyt disa ditë më parë pas përplasjes me një traget pasagjeresh.

Mësohet se varka është gjetur 43 milje nga vend i përplasjes, ndërkohe që anija turke ‘Barbarosa’ vijon kërkimet për anijen dhe trupat e pajetë në një rreze prej 5 deri ne 10 kilometra.

Mësohet se varka e shpëtimit u gjet rastësisht nga një anije mallrash që ishte nisur nga Trieste në Shqipëri.
(m.a/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›