E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Serbia, qëndrim të ri ndaj Kosovës

Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se Beogradi duhet të paraqitet me një qëndrim të ri në negociatat e reja që sipas tij do të mbahen për statusin "e ardhshëm" të Kosovës.
Duke folur para akademikeve serbë në Akademinë e Shkencave të Beogradit, Tadiç tha se Serbia ka nevojë për inovacion dhe fleksibilitet. "Ajo që i duhet sot Serbisë është një qasje tjetër.
Mungesa e fleksibilitetit është një nga problemet themelore me të cilat po përballemi. Inovacioni është më se i nevojshëm në marrjen e vendimeve politike", ka pohuar Tadiç.
Presidenti serb ka ftuar akademikët e vendit të tij që të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›