Kuçi: Akuzat për manipulim, pjesë e fushatës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka cilësuar akuzat për manipulim votash si pjesë të fushatës zgjedhore. Akuzat kanë ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
"Është koha e fushatës elektorale. Nuk kam dëshirë ta përziej punën e qeverisë me këtë çështje. Por, vendimet e KZAP-it, kanë treguar më së miri", ka thënë Kuçi, duke rekomanduar që, "të pritet deri më datën 13 dhjetor dhe t'u besohet institucioneve të Kosovës".