Francë/Bujqit, i dërgojnë arkivol presidentit Sarkozy
Një dhuratë jo e pazakontë i është dërguar presidentit të Francës Nikola Sarkozy. Bujqit francezë i kanë dërguar një arkivol, në shenjë proteste ndaj politikave të tij.
Megjithatë, arkivoli kaloi më parë në duart e agjentëve të sigurisë, të cilët pas kontrolleve të kryera u siguruan se nuk përbënte asnjë rrezik.
Në arkivol, i prodhuar prej druri të mirë, ishin futur prodhime karakteristike të agrikulturës franceze, si grurë, elb, patate, qumësht dhe mish.
Në të ishte vendosur edhe një letër nga Federata Rajonale e Sindikatave të Bujqëve në të cilën flitej për falimentimin e sektorit në fjalë.