Tadiç: Serbia s'mban përgjegjësi për situatën në Kosovë
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadiç deklaron se Serbia “nuk mban asnjë përgjegjësi për krizën aktuale në Kosvoë dhe se zjarrvënia e pikave doganore në veri të Kosovës mund të ketë qenë vepër e strukturave kriminele, që kanë lidhje me serbët dhe shqiptarët lokalë.”
Sipas presidentit Tadiç është shumë i rëndësishëm hetimi se kush i vuri zjarrin Jarinjës, një veprim “tërësisht në kundërshtim me interesat e Serbisë, pasi dobësoi pozicionin ndërkombëtar të saj.
Madje ai shkon më tej duke thënë se “Nuk mund të përjashtohet fakti që dikush nga Prishtina të ketë qenë dhe nismëtari i saj”.
“Duhet të hetohet me kujdes se kush dha urdhrat për të djegur pikën kufitare, ku serbët kishin një shumicë të qartë, në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe aktet e mëparshme. Absolutisht, djegia përfaqëson dëmtimin e interesave të Serbisë dhe serbëve lokalë në Kosovës”- ka thënë Tadic në një intervistë për radion serbe, B92.
“Ajo cka është e qartë është se ata njerëz nuk erdhën nga Serbia Qëndrore por nga ana tjetër”- shtoi më tej Tadic.
Madje Tadiç shkon më tej duke aluduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen pas aksionit policor të Kosovës për marrjen e kontrollit të dy pikave kufitare. “Megjithatë – thotë ai- roli atyre që janë përfshirë, do të jetë i qartë në fund të këtij procesi”
“Prishtina nuk ka marrë vendime të pavarura si ajo e dërgimit të forcave speciale Rosu në pikat kufitare në veri të Kosovës, as në të ardhmen nuk do të marrë vendime të tilla kaq të pavarura.”- tha Tadic.
(s.g/BalkanWeb)